Shokon matematicieni i njohur: “Covid-19 arrin kulmin pas 40 ditësh, virusi nuk pyet për masa, shuhet vet”

Ish gjenerali dhe matematicieni i njohur izraelit, Isaac Ben Izreale, është shefi i programit të studimeve të sigurisë në Universitetin e Tel Aviv dhe njëkohësisht kryetar i Këshillit Kombëtar për Kërkim dhe Zhvillim.
Së fundmi, ai ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me pandeminë e koronavirusit. Sipas tij, ai ka thënë se numri i rasteve të koronavirusit shkon në kulmin e tij pas 40 ditësh.
Në bazë të hulumtimeve që ka bërë, studiuesi ka thënë se pas 70 ditësh, numri i të infektuarve shkon në zero, pa marrë parasysh shtetin dhe mbylljen e vendit për të parandaluar përhapjen.
Profesori Isaac ka thënë se e mbështet distancimin social, por se mbyllja e ekonomive është e gabuar. Ai ka marrë rastin e Izraelit, ku në ditë kanë vdekur 140 njerëz nga koronavirusi.
Ish drejtori i Ministrisë së Shëndetësisë, Prof. Gabi Barbash, ka thënë se Ben e ka gabim. Sipas tij, numri i vdekjeve në Izrael dhe në shtetet e tjera do ishte më i lartë nëse vendet nuk do ndërmerrnin distancimin social.
“Unë kërkoj me forcë të mos lejohen ët, të cilët nuk dinë asgjë rreth biologjisë, të përcaktojnë kur mund ta heqim bllokimin”, ka thënë Barbash.