Shkenda u rikthye për herë të fundit dhe mori edhe Andin e “Përputhen” me vete

Shkenda Dubova është rikthyer në muzikë duke publikuar projektin e saj më të ri “Si dikur”. Kënga vjen në bashkëpunim me Rikin dhe producentin Bini Diez e duhet thënë se na kishte marrë malli ta dëgjonim Shkendën. Kënga i kushtohet një dashurie të përfunduar mes dy personave që dëshirojnë të rikthehen sërish bashkë. Në videoklip është protagonist edhe Andi i “Përputhen”, i cili shfaqet në një prej skenave të klipit krah Shkendës.

Pak kohë më parë e ftuar në “Glamour Zone”, Shkenda deklaroi se kjo do të jetë hera e fundit që rikthehet në muzikë pasi tani e tutje do t’i përkushtohet biznesit.