Semi këndon, Donaldi gdhend në dru portretin e konkurrentes. Gjithçka në një video

Donaldi gdhend në dru portretin e Semit. Një ndër dyshet më të komentuara në shtëpinë e “Big Brother Vip” është pikërisht Donaldi dhe Semi, kjo për shkak të afrimitetit të tyre.

Që prej nisjes së këtij reality show publiku po priste një raport të tensionuar midis ish-it të Bora Zemanit, Donald Veshajt dhe shoqes së saj të ngushtë, Semi Jaupajt.

Mirëpo, pavarësisht ndarjes së dyshes, Semi dhe Donaldi ruajnë marrëdhënie të mira dhe kanë shfaqur afrimitet shoqëror me njëri-tjetrin.

Megjithatë, fansat u “shqetësuan” për Borën duke nxitur aludimet se aktori i humorit dhe këngëtarja mund të shfaqin diçka më shumë se miqësi aty brenda.

Ndërkohë së fundmi, gjatë qëndrimit në shtëpinë e “vëllait të madh”, aktori i humorit është përpjekur që të gdhendë në dru portretin e Semit, ndërkohë që kjo e fundit po këndonte.

Sesa i arritur ka qenë, nuk vihet re shumë, por më rëndësi se çdo gjë në këtë rast ka ideja.

Semi ka bërë të ditur herë pas here se aktorin e humorit e sheh vetëm si shok, duke hedhur poshtë gjithë dyshimet. Mirëpo zërat nuk kanë ndërmend që të ndalen dhe një reagim për këtë ka dhënë mbrëmjen e djeshme dhe vetë Bora.

Përmes një postimi të gjatë në InstaStory ajo ka thënë se dyshja kanë një raport shoqëror mes tyre dhe ata i shikon vetëm si mbështetje mes njëri-tjetrit.