Sekretet e Playboy zbulohen në një dokumentar që ka anën më të errët të prestigjozes

“Secrets of Playboy”, një serial dokumentar me 10 seri do të shfaqet premierë në A&E më 24 janar dhe që tani ka nisur zhurma për të. Gjithçka zbulohet në dokumentarin, lidhet ngushtë me anën e errët të Playboy mes përdorimit të drogës dhe abuzimit seksual.

Seriali ka disa intervista ekskluzive me persona që kanë qenë pjesë e Playboy, duke përfshirë ish të dashurat e Hugh Hefner, Holly Madison dhe Sondra Theodore, si dhe PJ Masten. Theodore, tani 65 vjeçe, tregon sesi kishte bërë seks në grup për pesë ditë në javë.

Anëtarët VIP të klubeve të natës Playboy mund të bënin si të donin, madje Don Cornelius është një nga emrat që dyshohet se mbajti peng dy modele të Playboy dhe përdhunoi njërën prej tyre.

Hugh Hefner u nda nga jeta në moshën 91-vjeçare në vitin 2017. Ai lindi më 9 prill 1926 në Chicago dhe u shndërrua në milioner pasi themeloi revistën më me influencë të burrave në vitin 1953. Themeluesi i Playboy-t ka jetuar rrethuar nga një harem femrash të reja, në vilën e tij të famshme “Playboy Mansion”./revistawho.com