“S’e pranonin dot që të drejtoja TKOB”, rrëfimi ndryshe i Zhani Cikos: Më larguan nga Tirana prej zilisë, isha 24 vjeç

Në këtë film marsi festohet ditëlindja e 214 e kompozitorit polak dhe pianistit virtuoz Frédéric François Chopin.

Në kuadër të ditëve Chopiniane në Tiranë, janë zhvilluar homazhe në bustin e kompozitorit, nga anëtarë të shoqatës Chopin, pedagogë dhe studentë.

Zhani Ciko në një intervistë për ‘Artkand’, rrëfeu ndër të tjera krijimin e shoqatës dhe pak nga arritjet dhe vështirësitë e karrierës së tij.

Ai ka veçuar një nga momentet e vështira që ka kaluar në jetë, duke iu referuar largimit të tij nga Teatri i Operas kur ishte vetëm 24 vjeç.

“Moment i vështirë ka qenë ai i largimit herën e parë nga Teatri i Operas, në ’73, ku duhet thënë që nuk ishte thjeshtë politizimit që mori ai moment, por ata që e nxitën… njerëz konkret që nuk mund të pranonin që një 24 vjeç po udhëheq artin, Teatrin e Operas. Xhelozia”, u shpreh Ciko./TCH