S’e mbajti dot veten/ Shihni si reagon Krenar Çoçaj për pozën seksi të Luana Vjollcës

Luana Vjollca është një ndër moderatoret më seksi shqiptare dhe shumë e dashur nga publiku. Pas sezonit të suksesshëm televiziv dhe pushimeve të verës, Luana ka nisur përditshmërinë dhe na ka treguar të gjithëve që është kthyer në punë. Për pak ditë nis programin e saj dhe ditën e sotme ka publikuar një foto ku ka dhënë një mesazh shumë të bukur për të gjithë: “Ji i lumtur me atë që ke ndërkohë që punon për atë që dëshiron!”, shkruan Alpeneës. Luana mori shumë komente në këtë foto, por më i bukuri ishte padyshim i të dashurit të saj, Krenar Çoçaj. Ai i ka thënë anglisht që duket absolutisht e bukur, madje i ka shtuar edhe një emoji trëndafil.