“Rusia nuk mposhtet”/ Ish e dashura ofendon rëndë Don Xhonin pas fotos provokuese

Don Xhoni është padyshim një nga reperët më të përfolur shqiptarë, ndërsa para pak ditësh publikoi projektin më të ri muzikor nën titull “Katile”, ku në video ishte figurante Megi Pojani. Deri më tani kënga ka mbledhur më shumë se 5 milionë shikime në Youtube. Por përveç muzikës, reperi ka qenë i pranishëm në mediat rozë edhe për lidhjen e tij me modelen ruse Ariana Lirey, një lidhje që përfundoi para pak kohësh por jo në terma të mirë!

Së fundmi reperi është shfaqur krah politikanit kosova Gani Geci, ku ky i fundit ka shkruar sipër fotos:

“Ky djali nga Drenica me emrin Don Xhon i vetmi deri më tani që e ka mundur Rusinë”.

Fotoja u ri-postua edhe nga reperi, teksa qarkulloi si lajm kudo duke e konsideruar këtë si një provpkim të hapur për ish të dashurën e tij ruse.

Sigurisht që kjo gjë nuk i ka shpëtuar modeles dhe as nuk i ka pëlqyer.

Ariana ka ndarë foton e lajmit, duke shkruar:

“Rusia nuk mposhtet p*ssyboy!”