Rrjedh në gene? Stër-stërgjyshja e Camilla-s, e dashura e mbretit Eduard i VII-të!

Princi Charles dhe Camilla Parker Bowles njihen për më shumë se pesë dekada dhe të gjithë e dinë se marrëdhënia e tyre ka qenë gjithmonë e diskutueshme. Ata u takuan për herë të parë përpara 52 vjetësh, dhe dy të dashuruarit e mëdhenj, së fundi janë vendosur në krye të monarkisë. Ndërkohë, në dritë ka dalë një fakt interesant: Stër-stërgjyshja e bashkëshortes së mbretit Charles i III, paska pasur dhe ajo lidhje me familjen mbretërore.

Që në takimin e pare, Charles dhe Camilla pane se kishin shumë të përbashkëta me njëri-tjetrin. Në ato momente, ajo duket se i ka rrëfyer që stërgjyshja e saj ishte e dashura e Mbretit Eduard VII. “Stër-stërgjyshja ime ishte zonja e stër-stërgjyshit tënd. Ndihem sikur kemi diçka të përbashkët”, i ka thënë Camilla Charles-it, sipas harpersbazaar.com.

Shumë media britanike nuk e morën atë me sy të mirë, duke e cilësuar si “shkatërruesen e martesës “ së Charlesit me Dianën. Por duket se edhe stër-stërgjyshja e saj Alice Keppel paska shkaktuar polemika të mëdha në kohën e vet.

E lindur dhe e rritur në një familje të rangut të lartë, Alice Frederica Edmonstone, siç ishte emri i saj i plotë, ishte e njohur për bukurinë e vet. Asokohe shkruhej për të se kishte flokë gështenjë, sy të mëdhenj blu, bel të hollë, dekolte të bollshme dhe lëkurë shumë të bardhë. Edhe pse shumë burra tërhiqeshin nga Alice, ajo ishte e martuar me nënkolonelin George Keppel, një oficer mbretëror britanik me të cilin kishte dy vajza, Violet dhe Sonia Keppel, qe do te ishte stërgjyshja e Camillas.

Alice dhe George u vendosën në Londër dhe frekuentonin qarqet e larta shoqërore, të cilat ajo i shfrytëzoi për të arritur statusin e plotë të rëndësishëm. Kështu u takua edhe me Princin Albert Eduard në 1898, kur ai ishte 56 vjeç dhe ajo 29. Alice Keppel vdiq në 1947 dhe burri i saj George dy muaj e gjysmë më vonë pas 56 vitesh martese.

Bordo