Rrëfehet Serena Sula: Më kanë bullizuar që e vogël, qëndroja vetëm

Serena Sula ka dhënë një intervistë ndryshe për “Lajmi.net”. Ajo ka folur për herë të parë për fëmijërinë dhe kohën para se të bëhej e famshme duke treguar se e kanë bullizuar dhe gjithmonë qëndronte vetëm.

Serena ka treguar se prindërit kanë qenë mbështetja e vetme që ka patur dhe për këtë është shumë mirënjohëse ndaj tyre.

Serena: Mua që e vogël më kanë pasur shumë inat. Jo vetëm në shkollë, por edhe në lagje, kudo. Të gjithë rrinin grup, mua më linin vetëm. A lihem unë vetëm? S’e kishin imagjinuar që unë do arrija këtu dhe do bëhesha e famshme. Jetoja në Lezhë. Ma kanë sjellë shpirtin në majë të hundës. Më kanë bullizuar gjithmonë, edhe në shkollë, edhe në rrugë, kudo. Kam ndjenjur gjithmonë vetëm, nuk kam qenë shumë e shoqërisë sepse ma kanë patur me hile. Familjen e kam pasur shumë mbështetje. Më kanë ndjenjur pranë në të gjitha momentet, jam shumë mirënjohëse.