Ronela Hajati publikon këngën e re (Video)

Ronela Hajati ka publikuar këngën e re me titull “MVP”, të cilës tashmë  ia ka bashkëngjitur edhe videoklipin.

Për tekstin dhe melodinë e kësaj kënge u kujdes vetë këngëtarja, muzikën e bëri “Tull Production”, kurse videoklipi u punua nga “Sebastian.

Për këtë këngë, Ronela thotë “Kjo këngë është për qejf, atëherë kur mendon se dhe nëse ke problemet me te mëdha,do ekzistojë gjithmonë një qoshe ku mund te kërcesh! Ju dua!”.