Rona Nishliu bëhet nënë për herë të dytë, fotoja e parë me vogëlushin

Përmes një postimi në rrjete sociale, me një foto shumë të ëmbël ku shfaqet duke mbajtur në kraharor të voglin e saj, Rona Nishliu ka dhënë lajmin e bukur se është bërë nënë për herë të dytë. Ajo dhe bashkëshorti i saj i kanë vendosur djalit emrin Bardhyl.

Rona shprehet se gëzimi i saj është i pamasë në këtë moment dhe e quan të voglin e saj një miniaturë të përkryer.

“10.12.2020 ditë e mrekullueshme sot! Familjes sonë iu shtua engjëlli Bardhyl, mbret i zemrave tona tashmë. Gëzimi është shtuar apo infinit-fishuar me ardhjen tënde o miniaturë e përkryer”-shkruan këngëtarja.

Rona është nënë edhe e një vajze me emrin Noa, e cila erdhi në jetë vitin e kaluar.