Robert Berisha shfaqet si rrallëherë në mediat sociale me të bijat: Renee dhe Arona!

Roberti Berisha është shfaqur si rrallëherë në mediat sociale me dy vajzat e tij: Renee, që e ka nga martesa me Nora Istrefin dhe Arona, vajza nga një marrëdhënie e mëparshme.

Këngëtari shfaqet në makinë duke udhëtuar me dy vajzat e tij, që si duket kalojnë kohë bashkë. Roberti është përpjekur t’i mbajë sa më hermetike momentet që kalon me to, por së fundmi ka bërë një përjashtim.

Para disa vitesh bëri ‘boom’ në showbiz lajmi se Roberti kishte një vajzë tjetër. Kjo gjë që u zbulua kur ai ishte martuar me Norën dhe sapo ishin bërë prindër të Renee. Roberti e mohoi lajmin dhe mamaja e vajzës së tij bëri akuza publike ndaj tij, megjithatë me kalimin e viteve gjërat u qetësuan dhe artisti ndërtoi një marrëdhënie me të bijën, të cilën zgjodhi ta mbajë larg vëmendjes publike.

error: Content is protected !!

Copy link