Robbie Williams anulon koncertin: Nuk e kam nga mosha, por nga Covid

SHBA-Robbie Williams u detyrua të ndalonte një koncert për shkak të lodhjes nga ‘Covid’. Ai ishte duke performuar në koncertin”Pinkpop” në Holandë.

Përpara se të këndonte këngën e tij ‘Monsoon’, këngëtari 49-vjeçar i kërkoi grupit të tij të bënte një pushim dhe tha: ‘Jo, ndalo. Unë kam c*******. Unë e kam ….atë”.

Dhe ai shpjegoi: “Eshtë i gjatë Covid, unë kam Covid të gjatë. Nuk është mosha ime, f*****.”

Pas pauzës së shkurtër ai filloi sërish të këndonte dhe realizoi edhe 16 hite të tjera, ndër të cilat ‘Rock DJ’, ‘Kids’ dhe ‘Engjëj’.

Robbie Williams është infektuar dy herë me Covid-19. Ai së pari u sëmur në prill 2020 ndërsa ishte në shtëpi në Los Angeles dhe herën e dytë në janar 2021 ndërsa ishte me pushime në ishullin e Karaibeve./Dosja.al