Ricky Martin baba për herë të katërt, zbulon emrin e bebit (Foto)

Këngëtari i njohur Ricky Martin dhe partneri i tij Jëan Yosef pak kohë më parë dhanë lajmin se ishin në pritje të bebit numër 4.

Këtë lajm të bukur këngëtari e ka dhënë gjatë fjalimit në ‘Human Rights Campaign National Dinner’.

Ricky-3

“Duhet t’ju them se jemi shtatzënë. Po presim një fëmijë… Unë i dua familjet e mëdha”, -është shprehur Ricky.

Bebi erdhi në jetë dhe lajmin e ka dhënë këngëtari në ‘Instagram’. Me anë të një fotoje përkrah partnerit dhe me bebin në krahë, ai ka zbuluar edhe emrin e vogëlushit.

Ricky-2

“Djali ynë Renn Martin-Yosef ka lindur’, -ka shkruar këngëtari.

Jëan dhe Ricky janë gjithashtu prindër të binjakëve 11 vjeçarë, Matteo dhe Valentino dhe Lucias e cila ende nuk i ka mbushur 1 vjeç.