Reperi ‘problematik’ arres tohet në Tiranë, tentoi t’i merrte jetën pronarit të një hoteli

Një tentativë vrasje ka ndodhur gjatë natës në Tiranë. Reperi i famshëm Ervin Selita i njohur me emrin e artit si Vinz mbrëmjen e djeshme

ka përfunduar në prangat e policisë, pasi dyshohet se tentoi të v.r iste pronarin e një hoteli. Vinz teksa tentoi të futej në hotel ka qënë i shoqëruar nga një vajzë.

Në momentin e paraqitjes në recepsion, punonjësja i ka kërkuar të paraqesë kartën e indetitetit, gjë e cila ka sjellë debat mes palëve

ku më pas u përfshi dhe pronari i biznesit Zendi Xhindi. Debat i cili agravoi deri në përdorimin e ar mës nga reperi. Ervin Selita ka precedentë të mëparshëm penalë pasi ka qenë i arre stuar edhe më herët

Vinz është pjesë e grupit muzikor Hellbanianz të cilët zhvillojnë aktivitetin e tyre mes Londrës dhe Tiranës. Kujtojmë se vetëm ditën e djeshme ai ka nxjerrë këngën e fundit “Poppin Smoke” në bashkëpunim me Stealth.

Vinz ka nxjerrë shumë këngë solo por edhe bashkëpunime që numërojnë shmë klikime në youtube si “Real Life”, “Dominicana”, “Shqipet e Marr” etj