Regjisori Woody Allen tërhiqet nga filmat

Regjisori Woody Allen ka zbuluar se projekti i ardhshëm do të jetë i fundit. Në një deklaratë për gazetën spanjolle La Vanguardia, Woody zbuloi se ai planifikon të përqendrohet në shkrimin e një romani dhe të tërhiqet nga krijimi i filmave.

“Dua të fokusohem në shkrimin”, tha Allen. Filmi i ardhshëm i Allen, Wasp 22, do të nisë prodhimin në Evropë këtë vit.

Regjisori ka fituar 12 çmime Oscar gjatë karrierës së tij dhe është i njohur për filma si Midnight in Paris, Blue Jasmine, Annie Hall, Vicky Cristina Barcelona dhe disa të tjerë.Megjithatë, karriera e tij vitet e fundit u përball me shumë polemika. Vajza e tij e adoptuar, Dylan Farrow, së bashku me nënën e saj, Mia Farrow, e kanë akuzuar atë për ngacmim se*sual me të kur ajo ishte 7 vjeç. Farrow e akuzoi në vitin 1992 . Më pas ajo foli për ngjarjen në dokumentarin, Allen kundër Farrow, në 2021.

Regjisori e ka mohuar prej kohësh akuzën. Qershorin e kaluar gjatë një interviste me Alec Baldwin, ai foli sërish për situatën. I pyetur nga aktor, Allen tha se nuk i intereson opinoni i të tjerëve dhe deklaratat për të.

Përktheu: Lapsi.al