Pushimet e Kendall Jenner në Hawaii janë të mbushura me foto me bikini dhe thashetheme

Kendall Jenner na ka treguar pak nga pushimet e saj fantastike në Hawaii, përmes videove dhe fotove me bikini, ku e shkujdesur lahet në oqean dhe bën qejf. Në mes albumit me foto që ka postuar, duket edhe një djalë që ngjan shumë, pooo shuumë fare me atë që u cilësua si ish-i i saj, Devin Booker.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kendall (@kendalljenner)

Kjo nuk është hera e parë që Kendall dhe Devin shihen së bashku, pas thashethemeve për ndarjen e tyre. Ka një mundësi shumë të madhe që supermodelja dhe ylli i NBA të jenë rikthyer së bashku, edhe pse sipas burimeve, ndarja e tyre erdhi sepse nuk ishin në të njëjtin stad jetësor dhe Kendall donte më shumë hapësirë.

Gjithsesi, të mos harrojmë edhe diçka shumë të rëndësishme: Kendall ka postuar në Instagram disa foto me bikini, duke na dhënë ide për fotot dhe rroba banjot e radhës, të cilat mund të jenë të zeza dhe klasike, ose rozë, me motive florale.

Anabelmagazine