Publikohen videoja, Dua Lipa sulmohet papritur nga një fanse

Dua Lipa është tashmë një nga këngëtaret më të dashura dhe më të njohura në botë. Rrjedhimisht, ajo nuk mund tu shpëtojë momenteve të sikletshme me fansat e saj.

Këngëtarja dje bëri të ditur se po shkonte për t’iu bashkuar fushatës së re të markës YSL. Mirëpo, në një video që po bën namin në rrjet, Dua shihet duke u larguar me stafin e saj, teksa një fanse vjen me shpejtësi dhe mundohet të prekë këngëtaren.

Kjo bëri që ekipi të reagojë me shpejtësi duke e larguar fansen nga Dua dhe duke ndihmuar atë të hyjë në makinë. Dua u largua pa lëndime, ndonëse dukej mjaft e frikësuar kur po largohej.

Vetëm pak ditë më parë një moment tjetër i Duas u bë viral gjatë ceremonisë së çmimeve Grammy. Dua Lipa në këtë paraqitje të saj ka qenë para gazetarëve në prapaskenë të ceremonisë “Grammy” me trofeun në dorë teksa bënte foto. Në një moment, këngëtarja ndërpret pozimin dhe më pas shihet duke pirë ujë. Mund të themi se Dua ia doli më sukses kësaj situate të sikletshme.

Kujtojmë se Dua u nderua me çmimin si albumi më i mirë i zhanrit pop, ndërkohë në vitin 2019 ajo u shpall artistja e re më e mirë e vitit 2019.

/News31