Publikimi i pamjeve të bashkëshortes duke dhënë shpirt në dysheme, reagon i shoqi i kineastes!

Ashtu sic mund të pritej, bashkëshorti i Halyna Hutchins, Matt, ka reaguar mjaft ashpër pas publikimit të pamjeve që tregonin momentin e vdekjes së kineastes ukrainase në xhirimet e filmit “Rust”.

Familja e Hutchins i kërkoi zyrës së sherifit Adan Mendoza të hiqet menjëherë videoja e momenteve të fundit të saj. Në email, avokati i familjes, Brian Panish, shkruan se, duke publikuar materialet, zyra e sherifit “shkel të drejtat kushtetuese” të Matt dhe Andros Hutchins – burrit dhe djalit të kineastes të ndjerë.

Panish nenvizon se “kjo marrëveshje është shkelur që në castin kur zyra i publikoi materialet në publik përpara se t’ia jepte ato zotit Hutchins”. “Hera e parë që zoti Hutchins pa pamjet shqetësuese të gruas së tij që po vdiste e shtrirë në dyshemenë e kishës ishte në një faqe interneti”, shkruan Panish. “Një respekt më i madh për të drejtat kushtetuese të Hutchins nuk do të lejonte publikimin e filmimit”, shtoi ai.

Avokati rendit dhe të tjeta “pasoja të mundshme” të publikimit të videos, duke përfshirë frikën se “kjo pamje tronditëse e vdekjes së nënës së Andros mund të jetë material për ngacmuesit që të abuzojnë emocionalisht më të në të ardhmen”, ndërsa e përshkruan dëmin e berë nga ky publikim “si të pariparueshëm”.

Bordo