Protesta për Teatrin, nis grumbullimi në bulevard (FOTO)

Vijon grumbullimi i qytetarëve dhe artistëve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara Ministrisë së Brendshme, ku do të mbahet protesta kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. Protesta kombëtare është thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, ndërsa është mbështetur edhe nga PD e LSI. Një ditë më parë fadromat dhe eskavatorët e IKMT, rrënuan ndërtesën historike të Teatrit Kombëtar me ndihmën e 1200 policëve, ndërsa u ushtrua dhunë ndaj artistëve, aktivistëve të Shoqërisë Civile dhe përfaqësuesve të opozitës.