Prifti katolik i shkruan Alfred Lelës: Të kërkoj ndjesë unë, derisa Sandër Lleshaj nuk kërkon falje

Një prift katolik shumë i njohur që në të njëjtën kohë është profesor në Gonzaga University në Firence i ka shkruar një letër ndjese gazetarit Alfred Lela pas dhunës të ushtruar dje mbi të nga hordhitë e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Mesazhi i plotë:

I dashur Alfred,

Po të shkruaj, sepse lajmi per dhunën e ushtruar ndaj teje më shkaktoi një krizë.
Prej vitesh kam një njohje me Sandër Lleshin (me Sandrin, jo me ministrin!). Kjo njohje i i afrohet dhe i ngjet miqësisë.
Duke qenë se nuk jam gati ta shkëpus njohjen me Sandrin, të pakten jo tani, sepse nuk mund të bisedoj sy më sy me të, më duket sikur këtë dhunë ndaj teje e këtë shpërdorim pushteti e kam ushtruar unë.
Për këtë arsye, me ndjenjën më të thellë të turpit për këtë poshtërim të shtetit, që shfaqet në formën e vet më të mjerë nëpërmjet poshtërimit të qytetarit, të kërkoj falje.
Derisa vetë Sandër Lleshi të mos të të kërkojë falje, zëre se unë trokas ditë për ditë në derën tënde për të të kërkuar falje në vend të tij, për sa kohë të mbetet në mua vendimi për ta mbajtur këtë njohje me Sandrin.

Me përshëndetjet më të përzemërta,
M.