“Po kalon momente të vështira pasi këndoi “Bella Ciao”,  Edi Reja zbulon ç’i tha në telefon Elseid Hysaj

Trajneri i Kombëtares, Edi Reja, në një deklaratë të thënë për “La Repubblica”, ndër të tjera foli edhe për sjelljen e turpshme të tifozëve fashistë të Lacios, pas këngës “Bella Ciao” të kënduar nga mbrojtësi shqiptar. Reja zbuloi se banderoa e fundit e tifozëve e kishte dëmtuar shumë, teksa futbollisti po kalon një moment të vështirë. Ai ka treguar edhe telefonatën e marrë nga Elseid Hysaj. “Banderola e fundit e kishte dëmtuar shumë. Po kalon momente të vështira, sapo arriti në një ekip të ri. Nuk e mendonte se do të ndodhte diçka e tillë. Nuk është person i përkushtuar për politikën, as jashtë futbollit. Edhe në ekipin kombëtar kushdo që është në thirrjen e parë, vjen duke kënduar një këngë në shqip. Elseidi më tha se e kishte dëgjuar “Bella ciao” teksa shikonte “La Casa de Papel”, u shpreh Reja/PANORAMASPORT.AL