Pique i “pandreqshëm”, përflitet se po tradhton edhe Clara Kia-n

Emri i Gerard Piques ka “pushtuar” shtypin e huaj, jo vetëm me tradhtinë ndaj këngëtares kolumbiane Shakira por tashmë dhe me lajmet se ai nuk po i qëndron besnik as lidhjes së tij me Clara Kia .

Paparazzi, i cili fotografoi Shakira dhe Pique gjatë lidhjes së tyre 12-vjeçare, postoi në Instagram një profil të një vajze duke hedhur dyshimet se futbollisti po e tradhton dhe 22 vjeçaren Kia.

“A e njeh, Gerard? Mos u habit nëse Shakira të ka vënë gjithë botën kundër”-shkruan ai. E reja quhet Julia Puig Gali dhe sipas profilit të saj në rrjetet sociale, ajo është nga Barcelona dhe ka përfunduar masterin për të Drejtën Penale Ekonomike.

Julia Puig Gali

Julia Puig Gali është vajza me të cilën ish-futbollisti përflitet se ka tradhtuar partneren e tij të re, Clara Kia.

Sipas Marca-s spanjolle, Pique dhe Kia nuk po kalojnë fazën më të mirë të marrëdhënies së tyre. Me publikimin e këngës së re të Shakirës që në mënyrë indirekte hodhi thumbat ndaj ish-partnerit si dhe Kia-s, mediat e huaja raportojnë se e reja është distancuar nga Pique, pasi kënga i ka shkaktuar shqetësim emocional./tvklan.al