Pink zbulon sekretin e martesës së saj 14-vjeçare

Këngëtarja e famshme P!nk dhe bashkëshorti i saj Carey Hart kanë 14 vite së bashku madje e kaluar festuan përvjetorin.

Të instervistuar nga “Access”, dyshja kanë treguar se si kanë mundur ta bëjnë martesën e tyre të funksionojë megjithëse në shumë raste gjërat nuk kanë qenë aspak të lehta.

“Ne jemi grup dhe duhet të jemi të tillë për hir të fëmijëve tanë. Duam t’i rrisim ata në mënyrën më të mirë të mundshme” -tha Hart.

Sipas Pink, çelësi i një martese të suksesshme përveç sinqeritet është humori. “Pas çdo gjëje që kalojmë nëse në fund të ditës nuk qeshim dot atëhere ku është qëllimi?” -u shpreh këngëtarja.