Personat që adhurojnë VIP-at janë më pak inteligjentë, thonë shkencëtarët

Celebritetet e ekranit dihet që kanë miliona ndjekës prej famës, por një studim i fundit shkencor ka zhgënjyer shumë prej tyre, duke thënë se ata që kalojnë shumë kohë duke studiuar jetën e të famshmëve në media, shënojnë më pak pikë në testet konjitive të inteligjencës.

Raporti i revistës shkencore BMC Psychology shpjegonte se adhuruesit e të famshmëve kishin kapacitete më të ulëta intelektuale, edhe pse nuk ishte e qartë nëse kjo vinte nga sjellja e tyre në lidhje me personat e famshëm.

Studiuesit panë në sondazhin e tyre (online) 1,763 të rritur hungarezë në disa tipe testesh inteligjence, për të llogaritur dy aspekte të njohjes konjitive.

Një prej këtyre testeve kërkonte të llogariste “inteligjencën e kristalizuar” duke testuar fjalorin e tyre, ndërsa testimet dixhitale të simboleve u përdorën për të llogaritur atë që studiuesit quanin “inteligjenca fluide”.

Pjesëmarrësit plotësuan gjithashtu pyetësorin e Masës së Mendësisë së Celebriteteve, ku llogaritej fiksimi i tyre për të famshmit e ekranit dhe medias.

Njerëz që kishin tendencë të diskutonin me miqtë e tyre të njëjtat gjëra përfshiheshin në kategorinë e “e tifozëve social-zbavitës”. Niveli tjetër ishte ai “personal intensiv” dhe përfshinte fiksim të vazhdueshëm me celebritetet në fjalë.

Niveli më i rëndë i këtij fenomeni ishte ai që studiuesit quanin “thuajse patologjik” që ishin ata që do e konsideronin veten me fat nëse takonin VIP-in e tyre të preferuar dhe që nëse ai do t’i kërkonte të bënn diçka ilegale ata nuk do të hezitonin.

Studiuesit më pas tentonin të krahasonin nivelin e pasurisë së tyre materiale me vetëvlerësimin që kishin ndaj vetes.

Ata zbuluan se sa më i lartë ishte niveli i fiksimit me celebritetet aq më e reduktuar ishte si inteligjenca fluide dhe ajo e kristalizuar.

Studiuesit konfirmonin se kjo ishte e vërtetë edhe nëse merreshin në konsideratë faktorët demografikë.

Modelet lineare të regresit nuk arrinin të tregonin se kjo rënie e inteligjencës dhe aftësive konjitive ishte direkt e lidhur me aftësitë konjitive. Por autorët spekulonin se natyra e kësaj lidhjeje ishte reale dhe se fiksimi me celebritetet e botës së spektaklit gjymtonte aftësitë e ruajtjes së fokusit.

Ata sinjalizonin se njerëzit inteligjentë nuk kishin tendencë të adhuronin celebritete pasi i dallonin që ata ishin modele e strategji marketingu.

Rrjedhimisht u konkludua se nevojiten më shumë kërkime për të përcaktuar lidhjen mes celebriteteve dhe humbjes së inteligjencës së njerëzve por ky adhurim ishte gjithsesi një faktor kontribues për reduktimin e aftësive personale konjitive pavarësisht faktorëve demografikë (arsimi, pasuria e mosha) edhe pse faktorë të tjerë mund të kenë dhe ato influencën e tyre, thonë studiuesit.

Niveli më i rëndë i këtij fenomeni ishte ai që studiuesit quanin “thuajse patologjik” që ishin ata që do e konsideronin veten me fat nëse takonin VIP-in e tyre të preferuar

Studiuesit konfirmonin se kjo ishte e vërtetë edhe nëse merreshin në konsideratë faktorët demografikë.

Top Channel