Për Vincent Cassel, Monika dhe vajza e tyre do mbeten gjithmonë “affaire de famille” edhe pse janë të ndarë

Monica Bellucci ia ka lënë stafetën vajzës së saj, Deva. 16-vjeçarja është bërë tashmë pjesë e modelingut duke pozuar për marka të njohura si Dolce Gabbana e së fundmi ka dalë edhe në kopertinën e Vogue Italia krah të ëmës.

Të dyja të veshura me të zeza e me një bukuri të ngjashmë, nënë e bijë kanë pozuar plot elegancë e madhështi.

Krenar Vincen Cassel e ka publikuar foton e kopertinës në rrjete sociale, duke treguar se dy femrat e rëndësishme të jetës së tij janë “Affaire de famille”, siç shkruan përkrah fotos.

Deva është fëmija i parë nga martesa e Monicës dhe Vincentit. Çifti kanë edhe një djalë 11 vjec, Leonie.