Për herë të parë, Dj Sardi flet për lidhjen me vajzën misterioze dhe propozimin që i ka bërë

Dj i njohur shqiptar, Sardi, është shumë i komentuar në showbiz-in shqiptar. Disa muaj më parë u zbulua lidhja që ai ka me një vajzë që nuk është personazh publik.
Ndërkaq, Sardi publikoi disa ditë më parë një foto, ku dyshja shiheshin buzë detit, por pa zbuluar fytyrën e saj.
Së fundmi, Dj Sardi ka zhvilluar një intervistë me emisionin “Mes yjesh”. Ai ka folur për këtë lidhje dhe ka thënë se gjërat mes tyre janë serioze.
“Lidhja është serioze. Sigurisht që jam tip romantik. Propozimet edhe mund t’i kem bërë por s’i ka marrë vesh njeri. Ato janë të jetës sime personale. Jo nuk e kam bërë”, është shprehur Sardi.