Patris Berisha dehet në club nate, ja në ç’gjendje e kapi Tuna

Edhe çifti i famshëm i showbizit shqiptar, Patris Berisha dhe Tuna Sejdiu kanë nisur pushimet. Ndonëse shumë prej fytyrave publike kanë përfunduar pushimet kjo nuk vlen për Tuna Sejdiun dhe Patris Berishën, shkruan lajmi.net Ata janë duke kaluar momente të mira së bashku në Turqi, të cilët në videon e fundit shihet se po argëtohen pafund. Tuna ndau një moment të veçantë me ndjekësit e cila e shfaq Patrisin të dehur e që në mbishkrim ia lë këto fjalë: “Babi u deh”, ku shihet Patrisi duke kërcyer dhe duket mbajtur në gojë biberonin e djalit të tyre Tian. Theksojmë se çifti janë mjaft të ndjekur nga fansat në rrjetet sociale, dhe çdo detaj nga jeta e tyre private zgjon interesim te publiku. Tuna shënoi rikthimin e saj në muzikë këtë vit me projektin “Chonga”, pas një mungese të gjatë afër dy vjeçare në muzikë./Express