Pas propozimit e ka radhën unaza me diamant, Gwen Stefani nuk na e mbajti të fshehtë

Gwen Stefani dhe Blake Shelton do ta kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë shumë shpejt.

Shelton i propozoi Stefanisë për martesë tre javë më parë. Lajmin e bukur e dha këngëtari i cili shkroi në rrjete sociale: “Gwen Stefani faleminderit që e shpëtove 2020-ën time…dhe pjesën time të mbetur të jetës. Të dua. Ajo më tha Po”. Shelton i propozoi këngëtares në Oklahoma.

Së fundmi Stefani në një postim në InstaStory tregoi unazën e fejesës teksa ishte rrugës për në “People’s Choice Awards”.

Këngëtarja u shfaq me maskë dhe tregoi se partneri i saj po shkonte të merrte çmimet ndërsa ajo po qëndronte në makinë për ta suportuar.

“Më duhet të qëndroj në makinë për shkak të Covidit, por jam këtu për ta mbështetur Blake në rast se fiton”-tha Stefani teksa tregoi edhe unazën me diamant.