Pas fantazive erotike me Kejvina Kthellën dhe Vildane Zenelin, Getinjo zgjedh një vajzë të panjohur për dashuri

Getinjo është një ndër reperat më të ndjekur në rrjete sociale dhe postimi i tij i fundit në “Instagram” i ka bërë lëmsh të gjithë.

Në një video të ripostuar, shfaqet një modele zeshkane shumë seksi dhe vëmendjen e mori mbishkrimi i reperit, i cili shkroi “Zemra jem”.

Vajza brune nga Kosova quhet Rina, dhe miq të Getinjos deklarojnë se kjo është vajza që ai ka zgjedhur për dashuri, pas flirteve me vajzat e njohura në publik, që më shumë se ndjenjën e vërtetë, i ngacmonin fantazinë erotike.

Fjala është për modelet e “Instagram”-it, Kejvina Kthella dhe Vildane Zenelin, pasi me secilën prej tyre vëllai i Mozzik ka nga një histori flirti në publik.

Pak ditë më parë, Mozzik dhe Getinjo lançuan këngën e tyre të re, që titullohet “El Chapo”. Menjëherë pas publikimit, kënga u kthye në hit që nisi të dëgjohej kudo nga shqiptarët dhe deri tani, kënga i ka kaluar 2.6 milionë klikime në “Youtube”.

Të shumtë janë ata që i kanë mbështetur djemtë në rrjete sociale, duke ndarë pjesë të këngës së tyre në “Instagram”.

Ndërkohë që të tjerë komentues thonë se ai po shijon dashurinë me Rinën, vajza me të cilën ka zgjedhur të kalojë dhe këto festa. Pak kohë më parë, ai u komentua për flirt me Kejvina Kthellën pas kthimit të saj nga Amerika.

Së bashku me Megi Pojanin e Arta Elezajn, ajo shfaqej me maskë e armë në klipin e ri me titull “Edhe sa”, të xhiruar në Budva. Sipas burimeve, kumbar i këtij bashkëpunimi ishte bërë pikërisht vëllai i Mozzik, Getinjo, i cili pak kohë më parë e shprehu hapur pëlqimin ndaj Kejvinës.

Kujtojmë se ndërsa ajo po përflitej për Seven, në muajin shkurt, në skenën e thashethemeve u shfaq vetë dhe me dëshirë të plotë Getinjo, vëllai i Mozzik. Ndërsa Kejvina prej kohësh gjendej në SHBA, ajo nuk reshti me postime fotosh seksi në “Instagramin” e saj.

Në një prej tyre pozonte e veshur me një xhaketë lëkure të zezë dhe xhinse, si rrallëherë pa dekolte, tek e cila komentoi reperi Getinjo: “Rifreskim i Merilyn Monroe”, shkruante ai në foton e ish-velinës, ndërsa Kejvina i është përgjigjur me disa emoji të qeshurash.

Ky komunikim publik u ra në sy komentuesve, të cilët mendonin se mes tyre kishte nisur një histori e re dhe kjo ishte arsyeja pse reperi tjetër, Seven Saraqi, i fshiu videot me Kejvinën. Dyshimet u ngritën edhe më shumë nëse i kthehemi pas në kohë një postimi të Getinjos këtë janar me një vajzë misterioze, që u mendua se ishte Kejvina.

Por Kejvina nuk është e vetmja, pasi ai është përfolur edhe për modelen që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vildane Zebnelin.

Një vit më parë, Getinjo ishte i ftuar te “Shiko Kush Luan” dhe shprehu dëshirën për të dalë në një takim romantik me modelen seksi, Vildane Zenelin.

Momentin kur Getinjo e bëri këtë deklaratë, e ripublikuan disa fanse të Vildanes. Modelja, e cila duket se i sheh ato që publikojnë fansat e saj, i është përgjigjur publikisht Getinjos, edhe pse një vit me vonesë.

“Kishim pas ç’ka me fol, sepse Getinjo është super inteligjent”, shkruante Vildane, shoqëruar me një emoji me puthje. Getinjo e kishte shprehur edhe më herët pëlqimin ndaj Vildanes, nëpërmjet komenteve të shpeshta që i bënte nëpër foto të ndryshme.

30-vjeçari Getoar Aliu, i njohur si Getinjo ose Ghetto, është këngëtar dhe kompozitor shqiptar nga Kosova. Ai lindi në Ferizaj më 1990, por në vitin 1993 familja e tij emigroi në Gjermani. Atje u rrit në një frymë evropiane dhe përjetoi një jetë ndryshe prej të tjerëve.

I dashuruar me muzikën, në vitin 2002 publikoi shkrime dhe poezi të ndryshme në festivale shkollore. Në vitin 2004, Ghetto kthehet në Kosovë në vendlindjen e tij në Ferizaj dhe aty filloi të inspirohet për jetën dhe krijimet e tij të ardhshme.

Ai filloi të shkruante tekste të ndryshme inspiruar nga rruga, pjesën e jetës që la pas dhe mbi çdo gjë që e rrethonte.

Ai pati inçizimin e këngës së parë në vitin 2007 në një studio profesionale në Prishtinë, ndërkohë që në krijimet e tij veçojmë: “Kaos”, “Femna”, “NO”, “My Love”, “Lavire”, “Sjena mo”, “Kukllat”, “Njeri”, “O moj pare”, “Monster”, “Tony Montana”, “Ku je”, “Helem”, “Sexy”, etj.