Pas daljes nga BB, Shpati nis një lidhje me modelen e njohur

Shpat Kërleshi, ish-banori i “Big Brother VIP” e la shtëpinë dy javë më parë, megjithatë vazhdon të jetë prezent në media, i ftuar në emisione e në intervista. Këtë të diel ai ka qenë i ftuar në “E diell”, ku ka zbuluar se ka nisur një lidhje me një nga modelet e “She’s on Top”.

Bëhet fjalë për bukuroshen Klarisa Cena, e cila u vendos në një takim pak minutësh me Shpatin gjatë emisionit.

Pas daljes nga BB, Shpati nis një lidhje me modelen e njohur

Shpati zbuloi se ai dhe Klarisa janë njohur në prapaskenë, kanë folur dhe mesa duket tani janë bashkë.