PAPARAZZI/ Ylli Limanit nuk i rrinë duart kur ka pranë Donald Veshajn, momente pikante gjatë pushimeve të shokëve për kokë

Nëse doni të mësoni më shumë rreth miqësisë së ngushtë, së këngëtarit të njohur, Ylli Limani dhe aktorit të humorit, Donald Veshaj, duhet patjetër të shihni këto foto ekskluzive të shokëve për kokë.

Fotot janë shkrepur në Jug këtë verë nga paparazzi i revistës “Story”, gjatë pushimeve të tyre në grup, ku përveç vëllezërve Veshaj, shihet dhe prania e kantautorit, Elgit Doda. Në fotot në fjalë, djemtë shiheshin tek pushonin në breg të detit, duke u argëtuar pa masë.

Ajo që bie në sy është gjuha e trupit të këngëtarit mjaft të pëlqyer të shumë hite-ve, Limanit. Siç shihet atij nuk i rrinë duart kur ka pranë moderatorin e formatit “Më lër të flas” në “Top Channel”, ish-banorin më të komentuar të “Big Brother VIP”, Donaldin. Ylli, i çlirët si natyrë, shihet i zhveshur (dhe është mëse normale, duke qenë se ndodheshin në plazh).

Siç kuptohet nga fotot, gjithë kohës shihet tek e përqafon dhe e puth Donaldin, duke u argëtuar pas masë në shoqërinë e tij. Yll Limani është padyshim një ndër këngëtarët më të pëlqyer dhe me më shumë fansa në showbiz-in shqiptar. Së fundmi qarkulluan lajme se artisti po synon të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovizion 2023”, lajm që këngëtari me anë të një Instastory e mohoi pjesëmarrjen në festivalin e RTSH-së, që fituesin e çon automatikisht në Eurovizion.

Sa i takon miqësisë me Donald Veshaj, kjo miqësi u bë virale kur aktori ndodhej në Prishtinë, ku takoi dhe Yllin. Ai ndau një video në “Instastory” ndërsa dëgjohej Ylli teksa i thoshte se kënga “Besom” në bashkëpunim me Dj PM dhe Dagz kishte shkuar afër 8 milionë klikime.

Ylli tha se kënga e publikuar 4 vite më parë kishte 500 mijë klikime, ndërsa tani arriti këtë shifër vetëm pasi u bë virale, momenti ku Donaldi e këndonte në “Big Brother”. “Je në borxh” shprehej Donaldi me humor, pas kësaj.

Ndërkohë po flitet se Ylli ka marrë ftesë për të qenë pjesë e “Big Brother Vip”, por asgjë nuk është e konfirmuar deri tani nga këngëtrai apo vetë produksioni./www.story.al