PAPARAZZI/ Takimi i fundit i Pirro Çakos me të birin, para se t’i ndante karantina

Kantautori i njohur, Pirro Çako dihet që jeton larg të birit nga martesa me Inva Mulën, Anthony Çako. Ai vazhdon jetën në Paris, por viziton jo rrallë Tiranën, ku janë vendosur aktualisht të dy prindërit e tij tashmë të divorcuar. Takimin e fundit me të birin para karantinës si pasojë e pandemisë së koronavirusit, Pirro e pati në një restorant në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Paparazzi i revistës “Story” i ka fotografuar babë e bir, pak ditë para se kufijtë të mbylleshin, dhe Anthony të largohej nga Shqipëria.

Të ulur përballë njëri-tjetrit, ata shihen tek bisedojnë si dy shokë të vërtetë, e ndoshta shumë biseda i bëjnë rreth muzikës. Një vit më parë, Anthony publikoi klipin me emrin e artit Tchako Music, ku binin në sy skenat fantastike, duke e sjellë veten si njeriu i parë dhe i vetëm i natyrës, që përballet me magjinë dhe rrezikun e së panjohurës.

Në skenat e fillimit të klipit nuk mungonin as kornizat e fotove familjare, ndërkohë që ai i binte pianos, imazhe këto që i jepnin klipit edhe më shumë nota autobiografike. I lindur dhe rritur në Paris, me këtë klip ai preu “shiritin e inaugurimit” të hyrjes në muzikë, duke ndjekur kështu rrugën e prindërve dhe gjyshërve të tij.

Edhe pse në një rrymë tjetër muzikore, në atë elektronike, Anthony mund të themi se ka pamjen e tij shumë klasike, sa i takon stilit të të kënduarit dhe veshjes. E për këtë produksion të parë ai u pyet nga ndjekësit se ku është frymëzuar për këtë këngë dhe si pa dashje zbuloi një ngjarje të rëndë, që për pak do i merrte jetën. “Nuk kisha asnjë titull për këngën dhe unë me përfaqësuesit e shtëpisë diskografike udhëtuam jashtë Parisit për të regjistruar videon. Kur u kthyem nga udhëtimi, avioni për pak u përplas, kështu që vendosëm ta quanim këngën “Alive” (Gjallë), shkroi ai.

Kënga publikohet disa muaj pasi ai provoi për herë të parë magjinë e skenës së Pallatit të Kongreseve në Tiranë, ku bëri debutimin e parë si këngëtar, i ftuar në Festivalin e Këngës. Finalja e Festivalit të Këngës në RTSH kishte një moment surprizë, atë të ngjitjes në skenë të Anthony-t. Në këtë prezantim të parë u shoqërua nga babai i tij, kantautori i njohur.

Ai erdhi me performancën-homazh për gjyshin e tij Gaqo Çako, që u nda para dy vitesh nga jeta. I mbuluar nga tatuazhet dhe me një histori dashurie tre-vjeçare me një vajzë franceze ai nuk njeh tabun ë mënyrën si e shijon jetën, pasi në “Instagram” s’e ka problem të postojë foto më intime me të dashurën, Marien. Ajo topless dhe ai i zhveshur nga tualeti ishte poza që dikush tjetër do të kishte e menduar mirë për ta postua ose jor. Duket se Anthony preferon të bëjë të njëjtën gjë si këngëtari i famshëm Justin Bieber dhe partnerja e tij, Hailey Baldwin.

www.story.al