PAPARAZZI/ La familjen në Itali për programin e kërcimit, ja me kë shoqërohej Kledi Kadiu kur vinte në Tiranë

Kledi-Kadiu-2

Rreth tre muaj pasi balerini me famë në Itali Kledi Kadiu, u celebrua me balerinën franceze 18 vite më të re Charlotte Lazzari, ai la familjen në Romë për të qenë çdo të hënë pjesë e spektaklit të Alketa Vejsiut “Dance with me” në Tiranë. Dje ishte finalja e spektaklit që shpalli fitues çiftin e martuar Genc Fuga dhe Eni Jani. Gjatë këtij rrugëtimi Kledi ishte në pozicionin e kryetarit së jurisë që gjykonte çiftet VIP në panel Valbona Selimllarin dhe Robert Aliajn.

Kledi-Kadiu-3

Prej tre muajsh Kledi udhëtonte drejt Tiranës, ku paparazzi e ka fotografuar duke shijuar kafen në një nga lokalet e ish-Bllok-ut. Ai shihet në shoqërinë e aktorit Gent Hazizi, mikut të tij të vjetër që nga koha kur edhe Genti jetonte në Itali. 44-vjeçari prej kohësh është në një marrëdhënie me Charlotte Lazzari, balerinën franceze 18 vite më të re me të cilën ka dhe një vajzë, Lean. Ata u celebruan buzë liqenit të Braçianos në Itali tashmë si prindër të një vajze./Story.al

Kledi-Kadiu-4