Pallto e zezë, kostum i gjerë gri: Angelina Jolie kthen kokat në rrugë me veshjen e saj!

Pasi kaloi kohë duke vizituar zonat e shkatërruara nga përmbytjet në Pakistan si e dërguar speciale për UNHCR, Agjencia e OKB-së për Refugjatët, Angelina Jolie është kthyer në shtëpi në Los Anxhelos për të qëndruar me fëmijët e saj. Aktorja u fotografua së fundi teksa kishte dalë me vajzën e vet 14-vjeçare Vivienne, për të bërë Pazar në lagjen Feliz të Los Anxhelosit.

Fituesja e çmimit të Academy Award tërhoqi vëmendjen me veshjen e saj, edhe pse ndalesa në një dyqan të zonës qe mjaft e shkurtër.

Angelina kishte veshur një kostum të gjerë gri, pallto të zezë të gjatë dhe sandale të zeza me platformë të lartë.

Ylli i Hollivudit mbante dhe syze të zeza, por nuk e kishte rënduar pamjen e saj me aksesorë, ndërsa dukej shumë shik edhe me kombinimin në vetvete të thjeshtë.

Bordo