Pa make up/ Emina Cunmulaj nuk e ka problem të zbulojë fytyrën plot akne

Të gjithëve na ka ndodhur që të përballemi me probleme të fytyrës, e nuk ndihemi aspak mirë kur shohim ndonjë puçërr në të. Modelja e njohur shqiptare Emina Cunmulaj së fundmi ka zbuluar në “Instastory” se si i është mbushur fytyra me akne që janë shumë të dukshme. Në një video Emina shfaqet pa makijazh dhe me flokë të prishur, teksa tregon se po bëhet gati për trajtimin. Pas trajtimit, aknet duket se janë zhdukur nga fytyra e saj dhe lëkura ka marrë kaq shumë shkëlqim, shkruan Panorama Plus. E nëse edhe ju ndodheni në të njëjtën situatë, atëherë besojini maskave të bëra në shtëpi, si të asaj të Meghan Markle. Por gjithashtu mund të lini një takim te dermatologia.