Ori Nebijaj me surpriza në janar, gati për një tjetër projekt televiziv

Duke qenë se ky është viti i dytë që e dëgjojmë dhe shohim Orin çdo mëngjes në Top Channel duke bashkëprezantuar “Wake up” na ëdhtë krijuar ideja se zëri i saj personifikohet tani me këtë emision, e megjithatë ajo paska edhe të tjera plane.

Një ndjekës e ka pyetur në “Ask me” në Instagram nëse do ta shohim Orin në ndonjë emision tjetër dhe ajo i ka kthyer përgjigje: “Në janar”.

Pa zbuluar më shumë, duket se Orin do të mund ta shohim dhe në një tjetër format në fillim të vitit që vjen. Në fakt ajo e provoi një eksperiencë tjetër në Top Channel këtë verë, ku së bashku me Flori Gjinin drejtoi emisionin “Pushime on Top”.

Mbetet të presim se çfarë surprize do të na sjellë Ori sezonin tjetër televiziv. /News31.al