Olti Curri ironizon Ermal Mamaqin, e krahason me…

“Vetëm 24 mijë euro në vit dhe Osmani ju motivon drejt suksesit!”.

Niste kështu përshkrimi i blogerit të njohur Olti Curri, sipër një videoje ku shfaqet personazhi më viral i momentit, në sajë të videove që Olti poston në profilin e tij.

Nisur nga shifra 24 mijë euro kuptohet si ironi e blogerit ndaj tarifës së lançuar nga Ermal Mamaqi, për të gjithë ata që duan të ecin në hapat e tij të suksesit në biznes.

Kujtojmë që Ermal Mamaqi ishte njëri ndër trajnerët në “Konventën e Tretë Për Menaxherët e Shitjes dhe Marketingut”. Kjo ishte mundësuar nga Denis Gafuri, nën moton e konventës “Suksesi është qëllimi yt”.

Mamaqi përpos që ndau eksperiencat e tij në suksesin e bizneseve që drejton, pati rastin të flasë edhe për Paketën që mëson se si të jetoni, vlera e së cilës arrin 24 mijë euro. Përpos kritikave që pati për çmimin, Emali e cilësoi si një mundësi të mirë që të mësohemi si të arrijmë të planifikojmë të ardhmen.

“Unë nuk shes veten, unë shes mend”, u shpreh aktori dhe moderatori i njohur. Por kjo shifër u tingëlloi absurde shumë personazheve të njohur, të cilët nuk munguan me komentet e qëndrimet e tyre publike kundër Ermalit./www.story.al