Olta Gixhari dhe Valon Shehu dashuri apo lojë?

Afeksioni i aktores Olta Gixhari me këngëtarin Valon Shehu është shndërruar në historinë më të komentuar në media, ndërsa ngrihet pyetja nëse bëhet fjalë për dashuri apo lojë për show? Në spektaklin “Your Face Sounds Familiar”, Olta është një nga anëtaret e jurisë që e ka shprehur hapur simpatinë për Valonin si këngëtar, i cili nga java në javë shfaqet nën lëkurën e artistëve të mëdhenj me famë ndërkombëtare. Ndërkohë që kishin filluar hamendësimet që flisnin për lidhje të mundshme dashurie mes tyre, vetë Valoni iu përgjigj pyetjes së moderators Alketa Vejsiu gjatë spektaklit: “Olta është muza ime, është muzika ime, e kam bërë tatuazh në trup”, ndërsa tregoi një tatuazh në krahun e tij të majtë. Në fakt, më pas u zbulua se e gjitha kjo ishte një lojë e produksionit të YFSF-së, të vërtetën e së cilës e tregoi vetë prezantuesja Alketa Vejsiu, ndërsa iu drejtua aktores: “Olta e bëra mirë, sipas skenarit…?” Por, nëse kjo lidhje është thjesht lojë apo afeksion i vërtetë koha do ta tregojë.