Olivia Wilde dhe Harry Styles po i bëjnë gjërat serioze, çfarë po ndodh me romancën e tyre?

Oliva Wilde dhe Harry Styles u lidhën në sheshxhirim, kur aktorja drejtonte filmin “Don’t Worry Darling”, por lidhja e tyre po bëhe serioze shpejt.

Një burim pranë çiftit tha për ‘People’ se regjisorja dhe këngëtari janë shumë të vendosur dhe seriozë për marrëdhënien e tyre. Dy të rinjtë kalojnë edhe shumë kohë me njëri-tjetrin. “Ata janë shumë të lumtur dhe po vazhdojnë të shijojnë marrëdhënien e tyre ndërkohë që filmojnë”, u shpreh burimi.

36-vjeçarja u nda nga i fejuari i saj prej shtatë vitesh, nëntorin që lamë pas dhe nuk vonoi që të niste raportin e ri me Harryn, i cili ka 9 vite diferencë nga ajo./revistawho.com