OKB nxjerr shifrat/ Ky është numri i civilëve të vrarë në Ukrainë

Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) ka raportuar se numërohen të paktën 406 viktima në radhët e civilëve në 5 ditë luftime.

Mes viktimave 7 janë fëmijë.

“Shifrat reale mund të jetë dukshëm më të larta, pasi shumë viktima të raportuara ende nuk janë konfirmuar,” – tha Martin Griffiths, nënsekretari i përgjithshëm për çështjet humanitare dhe koordinatori i ndihmës emergjente duke informuar Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Të paktën 160 mijë njerëz janë zhvendosur brenda vendit, por edhe kjo shifër mund të jetë dukshëm më e lartë. ©LAPSI.al