Ofendoi kolegun live, përjashtohen të dy këngëtarët nga Sanremo

Mbrëmjen e djeshme u mbajt nata e katërt e festivalit “Sanremo” dhe përveç performancës së Dua Lipës që na bëri krenarë të gjithëve, ndodhi një ngjarje që do mbahet mend shumë gjatë.

Duket se askush se kishte parashikuar skandalin që do të ndodhte nga dy artistët në konkurim, Bugo dhe Morgan. Ky i fundit ndryshoi tekstin e këngës “Sincero” dhe në vend të fjalëve të parashikuara “këndoi” kritika dhe ofendime për kolegun e tij, Bugon, i cili e la performancën në gjysmë dhe u largua nga skena.

Figura e keqe që bëre dje në darkë”, “Qëllimet e tua të këqija, mungesa jote e edukatës”“Mosmirënjohja dhe arroganca jote” dhe vazhdon me: “Bëj çfarë të duash, por vendos këmbët në tokë” dhe në fund: “Respektoje këtë skenë dhe atë që të solli deri këtu”, ishin vetëm disa nga fjalët që ai lexonte nga një tablet që kishte vendosur sipër tastierës.

Prezantuesi dhe drejtori artistik Amadeus si edhe produksioni i “Sanremos” vendosën të skualifikonin dy këngëtarët nga gara.