Nuk u kualifikua në finalen e Eurovision: Flet Ronela

Shqipëria nuk ishte një nga dhjetë finalistët e përzgjedhur në gjysmëfinalen e parë të Eurovision, megjithatë Ronela Hajati thotë se “ka fituar turmën”.

“Edhe sikur të isha në finale, do të isha e fundit! E di! Por dashuria që kam marrë është e madhe! Unë fitova Eurovizionin sepse fitova turmën! Dhe turma ka gjithmonë të drejtë! Ju dua,” shkruan ajo në Instagram.

Ronela performoi “Sekret” e para në radhë në gjysmëfinale, e shoqëruar nga katër balerinë dhe balerina Klaudia Pepa.

Shtetet që u kualifikuan në finale janë:

1. Zvicra
2. Armenia
3. Islanda
4. Lituania
5. Portugalia
6. Norvegjia
7. Greqia
8. Ukraina
9. Moldavia
10. Hollanda