“Nuk jemi ndarë, por jemi ndarë, vazhdoj të jem i martuar”, morët vesh gjë ju?

Reperi shqiptar, S4MM ka folur për herë të parë për ndarjen nga bashkëshortja e tij, Filis. Çifti vendosën t’i jepnin fund vetëm pak kohë pas martesës së tyre. Ndonëse arsyeja nuk bëhet e ditur, S4MM në një intervistë për “Prive” i ka bërë të gjithë lëmsh me deklaratën e tij.

Reperi shprehet se ai dhe bashkëshortja janë ndarë, por nuk janë ndarë sepse janë ende të martuar. Janë ndarë, por flasin dhe takohen. Janë ndarë, por nuk i kanë ndarë rrugët e lidhjes.

“Çfarë ka dalë në media pak a shumë është e vërtetë, nuk është që jemi ndarë. Unë prapë me personin në fjalë kam kontakt, flasim, thjeshtë si të them i kemi ndarë rrugët e lidhjes. Por unë prapë kam kontakte, e respektoj, nuk i dihet të ardhmes. Me dokumente unë prapë jam i martuar me të, por ashtu është, nuk është që jemi ndarë. Ne flasim, nganjëherë edhe takohemi një herë në dy-tre muaj kur shihemi, sepse tash edhe puna e COVID-it s’kam mundur të udhëtoj”, është shprehur reperi.