Nuk ishte thashethem, Elvana Gjata dhe Ledri Vula bëhen bashkë

Këngëtarja shqiptare Elvana Gjata para pak javësh ka publikuar këngën më të re “Ku vajti”, e cila u prit shumë mirë nga publiku. Menjëherë pas publikimit të saj, bukuroshja e ekranit publikoi një foto me anë të së cilës lajmëroi ardhjen shumë shpejt të një tjetër klipi. Shumë pyetje u ngritën dhe pamja e Elvanës u komentua shumë ende pa dalë zyrtarisht klipi. Para pak minutash u zbulua një nga detajet më të rëndësishëm të projektit të ri. Gjejeni çfarë? Bashkëpunëtor në këtë këngë është reperi i njohur shqiptar Ledri Vula. Ky i fundit ka publikuar foton me Elvanën në krah dhe poshtë saj shkruan “Mike”. Me siguri ky do të jetë edhe titulli i këngës, që do të kthehet padyshim në një hit, sipas Who.