Nuk ia heq duart nga të pasmet! Skena të nxehta mes Kylie Jenner dhe Travis Scott

Travis Scott dhe Kylie Jenner së bashku me vajzën e tyre Stormi Webster bën një shfaqje dinjitoze, gjatë parakalimit në tapetin e kuq, për premierën e dokumentarit të Scott, i cili u shfaq në “Netflix”.

Kendall-1

Miliarderja 22-vjeçare dukej më bukur se kurrë e veshur me një fustan të bardhë, i cili i theksonte më shumë linjat e saj trupore.

Kjo paraqitje mahnitëse e saj ka bërë që Travis të mos ia hiqte dot duart nga të pasmet, duke dhuruar këto poza të nxehta.

Kendall-2

Dokumentari i ri i reperit nga “Netflix” flet për turneun e tij fitimprurës ASTROWORLD nëpër botë, duke treguar për suksesin e albumit të tij, që qëndroi në krye të Billboard 200.

Kendall-3

Filmi prek dhe romancën e tij me Kylie, si dhe jetën e tyre familjare me vajzën 18-muajshe, Stormi.

Kendall-4

Scott dhe Jenner nisën të dilnin bashkë në prill të vitit 2017, një muaj pasi Kylie i dha fund lidhjes së saj me Tyga. Megjithatë ata ende nuk kanë vendosur për martesë edhe pse e thërrasin njëri-tjetrin me emrat “burri” dhe “gruaja”./revistawho.com