Nuk fshihet më! Bojken Lako i bën urimin romantik partneres për ditëlindje

Prej disa muajsh në media po qarkullon lajmi se artisti i njohur Bojken Lako është në një histori të re dashurie.

Aludimet nisën pasi Bojkeni ndau një foto romantike ku shihej duke mbajtur krahun e një vajze, dhe më pas ata u panë në shoqërinë e njëri-tjetrit teksa ishin në një klub duke kaluar kohë së bashku.

Por, duhej ditëlindja e bukuroshes që i ka vjedhur zemrën artistit që ky i fundit ti bënte një dedikim.

Sot Izi feston ditëlindjen dhe një urim publik nga Bojke nuk ka munguar.

“Edhe 100 dashuria ime”, shkruan ai krah një fotoje mjaft romantike të çiftit.