“Nuk e imagjinoni dot çfarë do të ndodhë”, Ardit Gjebrea publikon pamjet nga skena e ‘Kënga Magjike’

‘Kënga Magjike’ sjell këtë vit edicionin e 20-të. Mes shumë emocionesh dhe surprizash tashmë ka nisur prezantimi i këngëve të cilat janë pritur shumë mirë nga publiku. Moderatori i njohur, Ardit Gjebrea me anë të një video të publikuar në ‘InstaStory’ ka zbuluar se punimet për të ngritur skenën gjigande kanë nisur. “Nuk imagjinohet dot çfarë do të ndodhë këtë edicion”, ka shkruar ai duke na shtuar kureshtjen për finalizimin e spektaklit të këngës moderne, sipas Who. Kujtojmë se netët gjysmë finale dhe nata finale do të zhvillohen në datat 7, 8, 10 dhjetor.