“Nuk e bëri për publicitet”- Trajneri personal i Adele i përgjigjet akuzave për transformimin drastik të këngëtares: U dobësua për shëndetin e saj

Adele pak ditë më parë festoi 32 vjetorin e lindjes dhe postoi një mesazh falenderimi për ndjekësit në Instagram.

Por vëmendjen e mori foto e saj, që u bë virale në internet.

Në foto dukej qartë se kishte humbur një sasi të konsiderueshme të peshës dhe dukej si një modele. Shumë ndjekës e përgëzuan por kishte dhe nga ata që e kritikuan për pamjen e saj të re fizike.

Por ish trajneri i këngëtares i ka dalë në mbrojtje duke folur për transformimin e pabesueshëm të saj.

“Humbja e peshës nuk u bë që të ishte shumë e dobët por për shëndetin e saj,”– tha Pete Geracimo.

Në një postim në Instagram ai tha se ishte dekurajuese të shihje komentet negative dhe akuzat fobike ndaj njerëzve të shëndoshë, duke vënë në dyshim të vërtetën e humbjes së peshës së Adele.

Trajneri tha se ka punuar shumë me këngëtares pas shtatzënisë së saj dhe operacionit me një orar të ngjeshur për 13 muaj.

Ndërsa shtoi se Adele humbi peshën duke bërë ushtrime dhe duke ngrënë ushqime të përzgjedhura e të shëndetshme.

“Pesha juaj nuk e përcakton bukurinë tuaj. Pamja juaj nuk përcakton bukurinë tuaj . Pesha nuk ju përcakton nëse jeni me vlerë apo pa vlerë,”– shkroi blogerja Melissa Blake.

Ndërsa Geracimo në Instagram vlerësoi punën e palodhur dhe angazhimin e Adele për të ngrënë shëndetshëm dhe për të bërë palestër.

“Kjo metamorfozë nuk është bërë për shitje e albumeve, për të bërë publicitet apo për të qenë një model. Ajo e bën për veten e saj dhe djalin Angelo,”- shkroi ai.

Trajneri shpreson që njerëzit ta vlerësojnë atë: “Ky transformim personal nuk ka asnjë lidhje me mua ose me ju. Bëhet fjalë për Adele dhe se si ajo dëshiron të jetojë jetën e saj. Ajo nuk ka ndryshuar nga Adele, ne jemi rritur me të dhe e kemi dashur ashtu sic është.”

Panorama Plus