Noizy zbulon ‘planet’ që ka për Yllin

Si dy miq shumë të mirë, Noizy dhe Yll Limani ia lejojnë vetes që të bëjnë edhe pak humor me njëri-tjetrin.

Por, Noizy duket ta ketë rritur dozën pak së fundmi.

Ai ka ngacmuar me shaka Yllin publikisht në fundjavë, marrë shkas nga stili i tij i veshjes.

Në disa shkrepje nga aeroporti ku Ylli shfaqet sportiv, Noizy është shprehur:

“Edhe fotot edhe ja ka nis me u veshë me tuta. Inspirim për rininë. Edhe pak e fus në OTR”.

Në një tjetër postim, Noizy – Yllin e ka konsideruar si versionin “Ali Express” të tij, term ky i përdorur për kopjet kineze të platformës së shitjeve online.

Veçanërisht pas super projektit të përbashkët, dy artistët janë shfaqur edhe më shpesh krah njëri-tjetrit.

Një video e liderit të OTR duke e sfiduar Yllin me shpejtësi në një nga Ferrarit e tij, pak javë më parë bëri xhiron në rrjet.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Prive.al (@prive.al)

Prive.al